Agjencioni për mallrat rezervë është organ i pavarur i administratës shtetërore me cilësi të personit juridik.
Agjencioni i kryen punët udhëheqëse, profesionale dhe punë të tjera në lidhje me mallrat rezervë.
Me punën e Agjencionit udhëheq drejtori, të cilin e emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Agjencioni për punën e tij përgjigjet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mallrat rezervë shfrytëzohen në rastet e gjendjes së luftës , gjendjes së jashtёzakonshme, fatkeqësive elementare, katastrofave ekologjike si dhe gjatë çrregullimit më të madh të tregut.
Formimi, ruajtja, ripërtrirja dhe shfrytëzimi i mallrave rezervë kryhet në bazë të programit afatmesëm dhe vjetor.
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nxjerr programin afatmesëm, për periudhën prej pesë vjetësh.
Qeveria në bazë të programit afatmesëm nxjerr programin vjetor me propozim të Agjencionit për mallrat rezervë.