Numri i Furnizimit:
05-689/1
Shitje e sendeve të tundshme -Duhanit nga mallrat rezervë
Nga:
03.11.2016
Tek:
17.11.2016
Lloji i Kontratës:
Mallrat
Lloji i Procedurës:
Kërkësë të ofertave
Në bazë të nenit 14 nga Ligji për mallrat rezervë (,, Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’ nr.84/08, 77/09, 24/11 dhe 43/14), nenet 46-49, nga Ligji për shfrytëzim dhe disponim me sendet e organeve shtetërore dhe sendeve në pronësi komunale (Gazeta zyrtare e RM-së nr.78/15, 106/15, 153/15, 190/16), Vlersim GZ V -144/2016 prej 19.09.2016 dhe shtesë e vlersimit GZ V-144/2016-2 prej 27.09.2016. Vendimi për shitjen e mallit të tundshëm-duhan nr.42-6412/1 prej 17.10.2016 dhe Mendimi nga Komisioni shtetëror për ndalim të korupsionit nr.12-3807/2 prej 31.10.2016. Komisioni për disponim me sendet e tundshme dhe të patundshme në Agjencionin për mallra rezervë, publikon
SH P A LL J E
për shitjen e sendeve të tundshme -duhan
-
KUSHTET E PËRGJITSHME
-
Shitës i duhanit është AGJENCIONI PËR MALLRA REZERVË me seli në rr.,, Orce Nikolov” nr.71, 1000 Shkup
-
Thirrja është e hapur dhe publike me të drejtën e pjesmarjes e të gjithë personave vendor fizik dhe juridik.
-
LËNDA PËR SHITJE
-
Bëhet shitja e : -196.220 kilogram duhan dhe atë:
-
Duhan tip OTLA klasa e I-rë sasia 125.000 kg., rekollta 2000
-
Duhan tip OTLA klasa e I/3 sasia 69.000 kg., rekollta 2000
-
Duhan tip OTLA klasa e 3-të sasia 1.620kg., rekollta 2000
-
Duhan tip OTLA klasa e 4-të sasia 600 kg., rekollta 2000
-
ÇMIMI DHE MËNYRA E PAGESËS
-
Çmimi fillestar për ankandin public elektronik paraqet vleren e cmuar te pergjitshme dhe e njejta eshte 19.425.800,00 7 den/kgme çka paraqet nga vlera e çmuar në paritet franko magazinat e kombinatit te duhanit ,,Boro Petrushevski –Papucar”, në Kumanovë
-
KUSHTET E PËRGJITSHME
1..Lënda për shitje nuk është ndarës
2.Shitja do të bëhet simbas ankandit publik elektronik nëpërmjet sistemit për ankand publik elektronik.
3. Internet faqja përmes së cilës do të kryhet ankandi publik: http://e-aukcii.finance.gov.mk/
4. Të drejtën e pjesmarjes në ankandin publik e kanë të gjithë personat vendordhe të jashtëm juridik dhe fizik të cilët mund të fitojnë të drejtën për pronësim të sendeve të tundshme në teritorin e Republikës së Maqedonisë në pajtim me ligjin.
5. Shitja bëhet simbas rregullës ,, e shikuar-e shitur”. Reklamacione shtesë për kualitetin nuk pranohen.Shqyrtimi i kualitetit do të kryhet më date 09.11.2016 (e mërkurë) në hapësirat e Kombinatit të duhanit Boro Petrushevski-Papuçar në Kumanovë prej orës 10-12.Shitësi është I obliguar q ë ta organizon marjen e duhanit nga magazina,duke marë parasysh se ne magazinat nuk ka rrymë dhe ashensor.
6.Afati per marjen dhe nxjerjen e duhanit nga magazinat është 30 ditë nga dita e nënshkrimit të marëveshjes.
7. Afati për parashtrimin e paraqitjeve për pjesmarje në ankandin publik është:17.11.2016 deri në ora 14:00.
Fletë paraqitja për pjesmarje në ankandin publik po parashtrohet në mënyrë elektronike në internet adresën në vijim e-aukcii.finance.gov.mk dhe duhet të përmbajë:
-
Llogari rrjedhëse nga Regjistri qendror I RM-së, gjegjësisht dokument të përshtatshëm I dhënë nga organi kompetent nga vendi ku është rregjistruar subjekti juridik, të cilat nuk duhet të jenë të vjetëra prej gjashtë muaj nga dita e mbarimit të shpalljes(për subjektet juridik),
-
Kopje nga letër njohtimi I vlefshëm ose pasaportë të vlefshme (për personat fizik)
-
Garancion bankar për seriozitetin e ofertës në shumë prej 2 % nga çmimi fillestar i lëndës për sendin e tundshëm gjegjësisht 388.516.00 denarë, me afat prej 60 ditë nga dita e nxjerjes.Krahas mënyrës elektronike ,e njjëjta dorëzohet në formë të shkruar letër ( në origjinal) deri te Komisioni për sende të tundshme dhe të patundshme të Agjencionit për mallra rezervë, adresa Orce Nikolov nr.71, 1000 Shkup,më së voni deri te afati I paraparë për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesmarje.
Në ankandin publik elektronik nuk do të mund të mer pjesë personi (fizik ose juridik) kah e cila fleteparaqitje nuk është dorëzuar dokumentacioni I kompletuar nga kjo shpallje ose nuk e ka dorëzuar garancionin bankar origjinal deri te Komisioni për sende të tundshme dhe të patundshme të Agjencionit për mallra rezervë deri te afati I paraparë për dorezimin e fleteparaqitjes për pjesmarje.
8.Komisioni dorëzuesve të cilët në sistemin elektronik për ankandin publik jane paraqitur me dokumentacion të kompletuar , në afat prej 3 ditëve nga dita e dorëzimit të ofertave po u dorëzon emrin shfrutëzues dhe shifrën për pjesmarje në ankandin publik, ndërsa për dorëzuesit të cilët nuk I kanë dorëzuar dokumentat e kompletuara u parashtrohet lajmërim me arsyetim se nuk do të mund të marin pjesë në ankandin publik.
9.Mënyra dhe procedura për zbatimin e ankandit publik:
-Ankandi publik po zbatohet në pajtim me dispozitat e nenit 26, nenit 48 dhe nenit 49 nga Ligji për shfrytëzim dhe disponim të sendeve në pronësi shtetërore dhe me sendet që janë në pronësi të komunës ( Gazeta zyrtare e RM-së nr.78/15,106/15,153/15,dhe 190/16).
-Që te mbahet ankandi publik është e nevojshme të ketë me së pakti një pjesmarës.
-Per ofertuae me te volitshem ne ankandin publik llogaritet pjesmaresi I cili ka ofruar cmimin e fundit, e cila paraqet cmimin me te larte per shitjen e sendit te tundshem.
-Ofertuesi me I volitshem ne afat prej 15 diteve nga dita e pranimit te lajmerimit te shkruar ne leter se eshte zgjedhur është I detyruar që ti paguajë mjetet në pajtim me çmimin e fundit që është aritur nga ankandi publik,ndërsa nëqoftese nuk I paguan mjetet në afatin e duhur nuk do të mund të ketë qasje në nënshkrimin e marëveshjes, atehere garancioni bankar do të jetë I aktivizuar dhe ofertuesi në afat prej një viti nuk do të mund të mer pjesë në çdo ankand publik për sende të tundshme.
-Shfrytëzuesi I sendeve të tundshme me blerësin më të volitshëm do të nënshkruajë marëveshje për shitblerje në afat prej 5 ditë pune mbas pagesës së kryer për çmimin e sendit të tundshëm.
-Garancioni bankar për seriozitetin e ofertës për pjesmarje në ankandin publik dorezuesit të fleteparaqitjes në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes të ankandit publik, ndërsa ofertuesit me të volitshem I kthehet në afat prej 15 ditëve nga dita e pageses te shumës të përgjithshme e aritur në ankandin publik.
-Pjesmarësit në ankandin publik kanë të drejtë në kontestim vetëm se për procedurën e ankandit publik.Kontesti dorezohet deri te komisioni në afat prej 3 ditëve që nga dita e mbajtjes të ankandit publik.Komisioni vendos për kontestimin me vendim në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të kontestit.Kunder vendimit të komisionit mund të shpreh ankesë deri te Komisioni shtetëror për vendosje në procedura administrative dhe procedura për marëdhënie punë të shkallës së dytë.
-Informacione në lidhje me shitjen ,blersit e interesuar mund të marin në numrat telefonik :02/3116-249.Personat për kontakt: Toni Kanturski,Borce Klinçarov,dhe Driton Bajrami.
Numër.05-689/1
03.11.2016
Shkup
KOMISIONI PËR SENDE TË TUNDSHME
Kryetar
Toni Kanturski
___________________________