Me aktet nënligjore të cilat nxirren nga Ligji për mallrat rezervë, nënshkruhen:
-
kriteriumet dhe kushtet për zgjedhjen e magazinierit në pikëpamje të hapsirës të dedikuar për magazinim dhe ruajtjen e mallrave rezervë.
-
lartësia e kompenzimit të shpenzimeve për magazinimin, ruajtjen dhe ripërtrirjen të mallrave rezervë; dhe
-
Mënyra për përcaktimin e sasive dhe vlerave maksimale të humbjeve në lidhje me vetitë fizike dhe kimike të mallrave nëpërmjet firës, shpërndarjes, thyerjes, prishjes dhe avullimit gjatё punës me mallrat rezervë.
Dekret ligjet
QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Në bazë të nenit 8 paragrafi 8 nga Ligji për mallrat rezervë (,,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 84/08, 103/08 dhe 77/09), Qeveria e R.MV, në mbledhjen e mbajtur më date 16.03.2010 sjelli
DEKRETLIGJ PËR KRITERET DHE KUSHTET PЁR ZGJEDHJEN E MAGAZINAVE LIDHUR ME HAPËSIRËN E DEDIKUAR PËR MAGAZINIMIN DHE RRUAJTJEN E MALLRAVE REZERVË
Neni 1
Me këtë dekretligj përcaktohen kriteret dhe kushtet për zgjedhjen e magazinave në bazë të hapësirës të dedikuar për magazinimin dhe ruajtjen e mallrave rezervë.
Neni 2
Përveç kritereve dhe kushteve të përcaktuara në nenin 8 të Ligjit për mallrat rezervë, hapësira e dedikuar për magazinimin dhe ruajtjen e mallrave rezervë, duhet:
-të jetë e ndërtuar nga materiali i ngurtë, të këtë ndërtim teknik të qëlluar për dedikimin e caktuar , me mure, me dysheme dhe tavane të përpunuara nga materiali që mund të pastrohet dhe të dezinfektohet;
- të jetë në tokë të thatë, ose në tokë të drenuar;
- të jetë e lidhur me infrastrukturë komunale;
-të ketë lidhje funksionale me hapësirat (horizontale dhe vertikale) për punë të pandërprerë me mallrat rezervë në të gjithe fazat duke llogaritur nga pranimi, vendosja, ruajtja, ripërtrirja dhe livrimi,dhe pa patur rrezik dhe mundësi të përzierjes të produkteve;
-të jetë me rrethojë;
-të ketë qasje të papenguar në shkarkim dhe ngarkim të mallrave;
-të ketë ajrosje natyrore ose artificiale;
-të ketë pajisje, vegla për vendosjen dhe manipulimin me mallrat;
-të ketë pajisje për matje-peshore të dedikuar për atë lloj malli, të vulosur simpas standardeve që janë në fuqi;
-të sigurohen të gjitha masat e duhura për ruajtje fizike të magazinës dhe mbrojtje kundër zjarrit sipas rregullave në fuqi;
Sasitë maksimale të mallrave rezervë të dhëna për magazinim dhe rruajtje , nuk duhet të tejkalojnë 60% nga kapaciteti i përgjithshëm i magazinës.
Neni 3
(1) Përmbushja e kritereve dhe kushteve nga neni 8 i Ligjit për mallrat rezervë, vërtetohet me dorëzimin e dokumenteve, si vijon:
-
dokumente për gjendjen e llogarisë rrjedhëse dhe për veprimtarinë e regjistruar, të lëshuara nga Regjistri qëndror i RM-së.
-
raport për bilancin e gjendjes dhe të dhëna për bilancin e suksesit, të lëshuara nga Regjistri qëndror i RM-së
-
dëshmi për pronësinë ose të drejtën për shfrytëzim të hapësirës të dedikuar për magazinim dhe ruajtje të mallrave nga mallrat rezervë, për të cilat i plotëson kushtet nga neni 2 të këtij dekretligji;
-
vërtetim se nuk është ngritur procedurë falimentimi, nga organi përkatës;
-
vërtetim se nuk është hapur procedurë për likuidim, nga organi përkatës;
-
vërtetim për pagesë të tatimit, kontributeve dhe të dhënave të tjera publike, nga organi përkatës;
-
dokument për plotësimin e kushteve të shkruara për ushtrimin e veprimtarisë të nxjerrë nga organi përkatës, ndërsa për magazinierët e naftës dhe derivateve të naftës, liçencë për magazinim të nxjerrë nga organi përkatës.
-
Dokumentet nga paragrafi (1) i këtij neni nuk duhet të jenë të vjetra më se paku 6 muaj, përveçse dokumentet nga paragrafi 1 alineja 7 në këtë nen, dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara nga magazinieri.
Neni 4
Gjatë kryerjes të zgjedhjes të magazinës të mallrave rezervë, duhet të merret parasysh përpjestimi territorial i mallrave rezervë, prej çka informata për përpjestimin territorial të mallrave rezervë, paraqet informacion të klasifikuar.
Neni 5
Kjo rregullore hyn në fuqi ditën e nesërme, nga dita kur është shpallur në gazetën zyrtare .
DEKRETLIGJ PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS DHE SASISË MAKSIMALE TË HUMBJEVE MBI BAZËN E VETIVE FIZIKE DHE KIMIKE TË MALLIT NËPËRMJET FIRËS, SHPËRNDARJES, THYERJES, PRISHJES DHE AVULLIMIT GJATË PUNËS ME MALLRAT REZERVË
Neni 1
Me këtë dekretligj po përshkruhet mënyra e përcaktimin të vlerës dhe sasisë maksimale të humbjeve në bazë të vetive fizike dhe kimike të mallit nëpermjet firës, shperndarjes, thyerjes, prishjes dhe avullimit gjate punes me mallrat rezervë.
Neni 2
Si firë, shperndarje, thyerje, prishje dhe avullim llogaritet humbja e mallit e cila ka ndodhur si rezulltat i vetive fizike dhe kimike të mallit ( tharje, avullim, mbledhje, thyerje, shkrirje ) përshkak të manipulimit me mallrat nëpër magazinat si pasoje e procesit teknologjik, gjegjesisht marrja e aktiviteteteve dhe veprimeve të panevojshme me mallrat rezervë në magazinat përkatëse.
Neni 3
Për grurin dhe elbin u pranohet fira dhe shperndarja në lartesi prej 0.2% të sasisë mesatare të grurit dhe elbit nga mallrat rezervë, në periudhe ruajtje prej një viti.
Neni 4
Për misrin u pranohet fira dhe shperndarja në lartësi prej 0.4% të sasisë masatare të misrit nga mallrat rezervë, në periudhë ruajtje prej një viti.
Neni 5
Humbjet e mallit nga nenet 3dhe 4 nga ky dekretligj, po pranohen simbas sasisë, me zvogëlimin e sasive të mallrave nga mallrat rezervë tek magazinieri, në shume përkatëse të llogaritjes të firës dhe shperndarjes për secilin mall përkatës.
Neni 6
Dispozitat e këtij dekretligji po zbatohen tek magazinierët tek të cilët në vitin në vijim gjate kryerjes të kontrollës në pajtushmeri me ligjin nuk është konstatuar mangësi të mallrave nga mallrat rezervë dhe nuk është konstatuar shmangie e kualitetit të mallrave nga mallrat rezervë për mallin e përcaktuar.
Neni 7
Kjo rregullore hyn në fuqi diten tjetër prej ditës kur është shpallur në gazetën zyrtare .
DEKRETLIGJ PER PËRCAKTIMIN E LARTËSISE TË KOMPENZIMIT TË SHPENZIMEVE TË MAGAZINIERËVE PËR MAGAZINIM, RRUAJTJE DHE PЁRTËRITJE TË MALLRAVE REZERVË
Neni 1
Me kët dekretligj po vërtetohet lartësia e kompenzimit të shpenzimeve të magazinierve për magazinim, rruajtje dhe përtëritje të mallrave rezervë.
Neni 2
Për magazinim,ruajtje dhe përtëritje të kulturave të drithit nga mallrat rezervë, po paguhet kompenzim për:
-
shpenzimet për magazinim, ruajtje dhe përtëritje në lartësi prej:
-20.00 den./ton në muaj, pa TVSH, për ruajtje të sasive deri më 15.000 ton dhe
-17.00 den/ton në muaj, pa TVSH, për ruajtje të sasive mbi 15.000 ton dhe
2) shpenzime për fumigim në lartësi prej 31.00 den/ton, pa TVSH, njëhere në vit.
Neni 3
Për magazinim, ruajtje dhe përtëritje të krypës dhe vajit të papërpunuar nga lule dielli nga mallrat rezervë si kompenzim magazinerëve u miret parasysh e drejta që kanë për të shfrytëzuar 30% të sasisë të mallit nga mallrat rezervë të vendosur te ata për nevojat e veta gjatë vitit në vijim me obligim që tërë ajo sasi të jetë e kompenzuar deri me 31 dhjetor të çdo viti.
Neni 4
Për magazinim, ruajtje dhe përtëritje të derivateve të naftës nga mallrat rezervë si kompenzim magazinerëve po u miret parasysh e drejta që kanë për të shfrytëzuar 30% të derivateve të vendosur tek ata nga mallrat rezervë ta shfrytëzojne për nevojat e veta gjatë vitit në vijim me obligim që tërë ajo sasi të jetë e kompenzuar deri më 31 dhjetor të çdo viti.
Neni 5
Për magazinim, ruajtje dhe përtëritje të barnave dhe paisjeve medicinale nga mallrat rezervë si kompenzim magazinierëve po u logaritet e drejta që 30% të sasisë të mallit të magazinuar të barnave dhe paisjeve medicinale nga mallrat rezervë, për secilin pikë ndaras, ta shfrytëzojne për nevojat e veta gjatë vitit në vijim me obligim që tërë ajo sasi të jetë e kompenzuar deri më 31 dhjetor të çdo viti.
Neni 6
Dispozitat e këtij dekretligji po zbatohen tek magazinerët tek të cilët në vitin rjedhës gjate kryerjes të kontrollës në pajtim me ligjin nuk është konstatuar mangësi të mallrave nga mallrat rezervë dhe nuk është konstatuar shmangie e kualitetit të mallrave nga mallrat rezervë për mallin e përcaktuar.